Pyetje të shpeshta
Gjithçka rreth blerjes së biletës dhe hyrjes në stadium.
- Si e marr biletën pasi paguaj?
- Menjëherë pas pagesës ju shfaqet faqja e porosisë me butonin për ta shkarkuar biletën në PDF. Të njëjtën biletë e dërgojmë edhe në email-in që keni shkruar.
- Duhet ta printoj biletën?
- Jo. Mjafton ta tregoni kodin QR në ekranin e telefonit. Nëse preferoni letër, mund ta printoni vetë ose ta merrni te sporteli i klubit.
- A mund ta përdorë dikush tjetër biletën time?
- Kodi QR lexohet vetëm një herë. Nëse ia dërgoni dikujt tjetër dhe ai hyn i pari, ju nuk hyni dot. Mos e publikoni kodin në rrjete sociale.
- E humba email-in me biletën.
- Shkoni te faqja "Bileta ime" dhe shkruani kodin e porosisë. Nëse nuk e mbani mend as kodin, na shkruani me emrin dhe numrin e telefonit të përdorur gjatë blerjes.
- Ndeshja u shty. Çfarë ndodh me biletën?
- Bileta mbetet e vlefshme për datën e re. Nëse ndeshja anulohet plotësisht, klubi njofton mënyrën e rimbursimit.
- Sa bileta mund të blej njëherësh?
- Deri në gjashtë bileta për porosi. Për grupe më të mëdha, kontaktoni klubin.
Nuk e gjete përgjigjen?
Shkruani te sporteli i klubit ose në email. Përgjigjemi brenda ditës në ditët e ndeshjeve.